Policia ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në qytetin e Korçës.

49-vjeçarja dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, ia ka vënë flakës vetes dhe më pas dyshohet se është hedhur nga ballkoni. “Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njofton policia.

Më herët, u tha se gruaja mori plagë në trup, për shkak se një bombol shpërtheu në banesë, por duket se ngjarja ka ndodhur ndryshe.

“Korçë/Informacion paraprak

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Për shkak të gjendjes së saj të rënduar, gruaja është sjellë në spital në Tiranë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb