Në  Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Lëvizja Demokratike e Gruas a zhvilluar një protestë simbolike, duke bërë thirrje që 8 Marsi të jetë një ditë për të reflektuar dhe kërkuar më shumë të drejta dhe jo për të festuar.

Në marshimin e tyre drejt tre institucione si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Sociale kanë dhënë mesazhe në mbrojtje të të drejtave të vajzave dhe grave në Shqipëri.

“8 marsi. Është pikërisht kjo dita për të cilën ne jemi mbledhur këtu bashkë, së bashku me lidhjen e gruas kemi organizuar një protestë, sigurisht paqësore për të përcjellë pikërisht disa mesazhe për këtë ditë. Kemi zgjedhur tre institucione që janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Sociale për të dhënë mesazhet tona. Sigurisht, duke qenë të shtyra edhe nga ndodhia që ka ndodhur, ngjarja e rëndë që ka ndodhur disa ditë më parë. Kur janë vrarë tri gra, dhe janë plagosur tri gra të tjera, edhe në mbështetje të tyre, edhe në sensibilizim të politikave të këtyre institucioneve. Këto institucione që ne kemi zgjedhur sot kanë një të përbashkët që lidhen me gruan, që lidhen më rënien e këtyre institucioneve të cilat nuk janë tashmë funksionale, të cilat nuk bëjnë më rolin e tyre, nuk përkrahin gratë dhe kanë pamjaftueshmëri sociale. Sot jemi më të varfra se vite më parë. Statistikat të marra edhe nga INSTAT, nga 2013 kur ka qenë PD, kanë emigruar rreth 4000 gra azilkërkuese, sot këto shifra janë alarmante, deri në rreth 11,000 gra që kërkojnë azil në vendet e BE”, është shprehur Fjoralba Dizdari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“8 marsi festohet si “Dita e Gruas” dhe në vende të ndryshme njihet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben, jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe progres në gati 9 dekada. Në këtë ditë reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Gruaja shqiptare sot mund të festojë, por ajo nuk i harron dot plagët që marrin simotrat e saj në mbarë vendin. Dhunën verbale, psikologjike, institucionale që shihet tek gëlon dhe merr formën e plumbave që tri gra të thjeshta të këtij vendi morën para pak ditësh. Përgjatë vitit 2022 janë vrarë nëntë gra nga bashkëshortët apo bashkëjetuesit. Po gjatë këtij viti ka pasur 4000 denoncime të dhunës në familje. Në 10 vjeçarin e fundit në Shqipëri janë vrarë 150 vajza. Ekspertët e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë, jo vetëm tek indiferentizmi i institucioneve shtetërore, por edhe te një lloj mentaliteti patriarkal, nga i cili nuk po çlirohet as sistemi i drejtësisë, dhe te korrupsioni në dhënien e së drejtës. Dua të kujtoj shkurt disa prej grave të vrara së fundmi, dhe shifra të dhunës ndaj grave, jo për të mbjellë zi mbi këtë ditë, por t’i thënë grave dhe shoqërisë se, nëse harrojmë jemi të dënuara me përsëritje”, tha ndër të tjera Jola Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb