Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurie “detyrim për paraqitje” për Mirela Bardhin, e cila akuzohet për falsifikim të librave të shkrimtarit të njohur me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare. 60-vjeçarja është menaxhere e një librarie të njohur në Tiranë, ku janë gjetur kopje të paautorizuara të veprave të Kadaresë.
Ka qenë pikërisht Enxhi Hudhri, vajzës e Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri” ajo që ka bërë denoncimin për rastin në fjalë, ndërsa çështja u hetua nga prokurori Bledar Valikaj.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar kallëzimit të Hudhrit, në 2 ditë të ndryshme ka blerë 5 botime të Kadaresë në këtë librari, për të cilët ka marrë edhe kupon tatimor, por që janë kopje të falsifikuara.
(BalkanWeb)