Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori deklaron se nuk do të kandidojë i pari në listën e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në studion e News42, Qori tha se do ta pozicionojë veten aty ku mandati është i rrezikuar. Ai theksoi gjithashtu se Lëvizja Bashkë do të përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm me mandatet e saj.
“Unë nuk do të jem i pari në listën e kandidatëve të Lëvizjes Bashkë. Se ku do jem do ta vendosim bashkërisht. Do të jem në atë vend ku mandati të jetë i rrezikuar. Me siguri nuk do të jem i pari i listës. Lëvizja Bashkë do jetë në Parlament por nuk është e sigurtë se do të jem edhe unë në Parlament. Ne kemi në ekip profesorë, pedagogë, kemi njohës të mirë të çështjeve ekonomike dhe pensioneve si Jani Marka, Mirela Ruko këshilltare e bashkisë së Tiranës, Redi Ruci. Ne kemi më shumë se 140 emra kandidatë, do kemi kandidatë në çdo qark dhe më shumë se lista e kandidatëve“, tha ai.
(BalkanWeb)