Ndonëse janë shpenzuar miliona euro për sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve, duket se dita e sotme ka nxjerrë zbuluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Plot 3.4 milionë dollarë janë marrë nga buxheti i shtetit për këto pajisje, të cilat në 531 qendra votimi sot janë jashtë funksionit, ndërsa procesi nuk ka nisur ende. Këtë fakt e pranoi edhe vetë zoti Celibashi në një deklaratë publike, ku pohoi se janë harxhuar para për implementimin e këtij sistemi, dhe se janë trajnuar 5200 njerëz për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa ai ia vuri fajin; ose faktori njeri, ose makineri.

“5200 njerëz, që nuk e dinë se ça backgraundi kanë. Kemi harxhuar para për këtë sistem, por duhet parë se çfarë ka çaluar. Problematike situata është në Tiranë, Durrës, Shkodër, ka Tropojë, Elbasan, Pogradec.”, tha Celibashi.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, Celibashi urdhëroi sot vijimin e procesit të identifikimit manualisht, duke u kthyer pas në kohë. Por natyrshëm lind pyetja se çfarë ndryshoi sot, në një kohë kur ky proces u quajt i suksesshëm në zgjedhjet e 2021-shit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: