Iu deshën disa javë, por në fund Mauricio Sarri ka shfaqur karakterin e tij skeptik dhe, përtej rreshtave, i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës. “Duhet të nxjerrim jashtë listës Champions 6 lojtarë nga grupi aktual dhe kjo na vendos në vështirësi. Mbase në kokë kemi zgjidhjet, por nëse këto nuk përputhen me merkaton, atëherë është e kotë,” deklaroi ai në Stokholm. E thënë ndryshe, nga sot deri më 2 shtator, në Torino nuk duhet të mendojnë për hyrjet (kanë ardhur mjaft), por për largimet. Por cilët janë lojtarët e destinuar për lamtumirën? Aktualisht, në listën e largimeve janë të paktën 8 emra.

Rugani
Rugani

I pari në listë është Matia Perin, që ka humbur betejën për vendin e titullarit me Sheznin dhe vendin e të dytin pas rikthimit së Bufonit. Pas dështimit të marrëveshjes me Benfikën, është Monako e gatshme ta marrë, por mungon marrëveshja me Juven, që kërkon të paktën 15 mln euro. Pranë largimit është edhe Daniele Rugani. Ndaj Atletiko Madridit nuk luajti dhe duket se është pranë kalimit te Roma. Për t’u përcaktuar dhe e ardhmja e Luka Pelegrinit, që mund të rikthehet te Kajliari, ndonëse Sarri nuk ka shumë alternativa për mbrojtësa krahu.

Khedira Matuidi
Khedira Matuidi

Në mesfushë Sami Khedira dhe Blez Matuidi i kanë ditët e numëruara. Për gjermanin flitet për një largim me marrëveshje, ndërsa francezi dëshiron të kthehet në Ligue 1, me Monakon dhe PSG-në që do ta prisnin krahëhapur.

Giuliano Marchisciano / One+nine Images
Giuliano Marchisciano / One+nine Images

Në sulm është edhe nyja më e vështirë për t’u zgjidhur. Gonzalo Higuain, Paolo Dibala dhe Mario Manxukiç nuk kanë asnjë qëllim që të largohen, por dikush duhet patjetër të ikë. Kroatin e duan në Bundesligë me Bajernin dhe Borusian që e pëlqejnë. Roma është alternativa e vetme për “El Pipitan”, ndërsa “La Joya” është zëvendësuesi ideal i Nejmarit te Paris Sën Zhërmeni, gjithnjë nëse Interi… pra për Paratiçin priten ditë të zjarrta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb