Ndërsa pret me durim për të larguar Mauro Ikardin nga ekipi, Interi bëhet gati për një tjetër afrim të bujshëm. Madje është çështje orësh! Të paktën sipas mediave angleze dhe konkretisht “The Sun”, që shkruan se sulmuesi kilian do të jetë në Itali që nesër për të kryer vizitat mjekësore.

Kështu Sançez do të rikthehet në Itali pas aventurës me Udinezen, ku edhe u nisi karrierën në futbollin e madh. Sikundër është bërë e ditur më herët, Interi dhe Mançester Junajtid janë vetëm 5 milionë euro larg ofertës dhe kërkesës, çka mund të tejkalohet me përfshirjen e bonuseve të ndryshme, ndërsa lojtari ka pranuar të ulë rrogën prej 14 milionë eurosh që merr në klubin anglez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb