Arsenali vuan në këtë sezon, ndërsa trajneri Unai Emery vazhdon të jetë në dyshim. Për këtë arsye, në Angli emri i Jose Mourinho vazhdon të afrohet me skuadrën londineze. Pa një pankinë që pas largimit nga Manchester United, portugezi mbetet në krye të listës së trajnerëve që janë në treg për momentin.

0 Josemourinho
0 Josemourinho

Për të forcuar më shumë bindjen se ai do të marrë drejtimin e “Gunners” mendon e përditëshmja britanike “Times”. Sipas saj, “Special One” është kapur teksa darkonte me drejtorin sportiv të Arsenalit, Raul Sanllehi. Në këtë mënyrë, Jose Mourinho është zgjedhja e parë e klubit londinez, që pritet të shkarkojë Unai Emery, që ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb