Në ishull tashmë janë duke numëruar orët e Mauricio Sarrit në krye të Çelsit, ndërsa “London Evening Standard” raporton se trajneri italian dhe drejtuesit e skuadrës blu kanë arritur në pikën e moskthimit. Gota është mbushur dhe mjafton pika e fundit për ta derdhur atë.

Dhe pika quhet Totenhem. Sipas asaj që shkruan “London Evening Standard”, humbja do të ishte fatale për ish-trajnerin e Napolit dhe mes tij dhe Çelsit nuk do të kishte më kthim pas. Sarri do të shkarkohet, ndërsa sipas asaj që raporton gazeta britanike, në vendin e tij do të caktohet si trajner interim Stiv Holand.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: