E ardhmja e Salah në udhëkryq.  Mohamed Salah ka një kontratë me Liverpool deri më 30 qershor dhe, në mungesë të një rinovimi, mundësia e një lamtumire po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Nga ana tjetër, rroga faraonike e egjiptianit prej rreth 18 milionë paund në vit, komplikon gjërat me The Reds.

Sipas asaj që u zbulua nga Daily Mail, një nga tabloidet kryesore angleze, në Arabinë Saudite janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një pagë të çmendur për t’iu bashkuar yjeve si Cristiano Ronaldo, Sadio Mané, Karim Benzema dhe Riyad Mahrez.

Në Arabi ofrojnë një shifër monstruoze, 77 milionë euro, para të cilat sulmuesi mund t’i përfitojë për dy vite. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb