TIRANË- Në ditën pa makina, Bashkia e Tiranës kishte përgatitur një sërë aktivitetesh. Pavarësisht kaosit që u krijua në disa zona të kryeqytetit, ka pasur edhe momente të bukura. Veliaj ka surprizuar qytetarët që kanë udhëtuar me urbanë sot dhe në linjën e Porcelanit ka vendosur muzikantë, si një mënyrë për t’i inkurajuar për të përdorur transportin publik.

“Kush mori transportin publik sot për Tirana Pa Makina pati një surprizë në linjat e Porcelanit nga Vitmar Basha & BiciBand! #Tirana Njerëzorë”,­ shkruan Veliaj ne Facebook, duke e shoqëruar me foto.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: