KRUJË- Një ditë pas shpërthimit në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, polciia e Fushë Krujës ka shoqëruar 16 persona. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se të shoqëruarit janë marrë në pyetje për eksplozivin në banesën ku qëndronte Xhisiela Maloku.

Aktualisht banesa ruhet nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi dy net më parë në fshatin Larushk Fushë-Krujë, ku një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram.

Vetë vajza mohon se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia ndërsa Rexhep Rraja ndodhet në burg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb