Pas një periudhë të errët që arriti kulmin me mos kualifikimin në Botëror, në Holandë po lind një brez i ri talentesh që po “çmendin” europën. Konfirmonin e parë e dhanë në Champions League me Ajax që eliminoi as më shumë e as më pak por kampionët në fuqi të Real Madrd. Ajax po rikthehet të jetë po ajo fabrikë e cila prodhon talente pa fund, dy prej tyre janë Frenkie De Jong dhe Matthijs de Ligt.

De Jong
De Jong

Të parin Barcelona e rezervoi shumë shpejt duke shpenzuar një shumë marramendëse por nuk ka në ndërmend të ndalen këto pasi kërkojnë dhe shërbimet e De Ligt. Sipas Radio Catalunya, Barcelona ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit, ashtu si në rastin e De Jong ka arritur një parakontratë me drejtuesit e Ajax.

De Ligt
De Ligt

Mbrojtësi është objektiv i shumë klubeve të tjera europine, por oferta e tyre prej 70 milion euro ka djegur të gjithë konkurrentët. “Dashuria” e Barcelonës për futbollistët holandez është e njohur dhe këtë vit është ndezur sërish pasi sipas “Daily Express”, këtë verë pritet të zhvillohet një “El Calsico” ndërmjet Barçës dhe Realit për të siguruar shërbimet e Virgil van Dijk.

Van
Van

Qendërmbrojtësi i Liverpool është një nga më të mirët në qarkullim, t’ia rrëmbesh në këtë pikë të kuqve duket e pamundur, për më tepër që drejtuesit e klubit janë duke i përgatitur një kontratë të re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb