Me moton “Lufta ende vazhdon, bashkohu edhe ti”, në Beograd të shtunën është mbajtur Parada e Krenarisë, e organizuar nga pjesëtarët e komunitetit LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor e të tjerë).

Manifestimi ka kaluar pa incidente. Motoja e Paradës është zgjedhur në kujtesë të 50-vjetorit që nga rebelimi i Stonewall, kur në vitin 1969 komuniteti LGBT në Nju Jork, u ngrit kundër torturës policore.

Organizatat që merren me te drejtat e këtij komuniteti, në Paradën e kërkuan “rregullimin urgjent ligjor të partneriteteve të gjinisë së njëjtë dhe rritjen e përfitimeve buxhetore për punën e organizatave të LGBT+ dhe në përgjithësi shoqërisë civile”.

Edhe në Maqedoninë e Veriut për herë të parë në historinë e këtij vendi po mbahet Parada e Krenarisë. Organizatorët kanë paraparë edhe një koncert në Qendër të Shkupit.

Paralelisht me mbajtjen e Paradës do të mbahet edhe një protestë tjetër kryesisht nga klerikë, por edhe kundërshtarë të tjerë këtij komuniteti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb