TIRANE
Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës Ajaks Boshnjaku, një nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen në ish Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën në 4 tetor të këtij viti.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Ajaks Boshnjaku është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në Drejtorine e Policisë së Tiranës i shoqëruar nga avokatja e tij.
Ajaks Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore me Ervin Matën, partneri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato. Boshnjaku pritet të dalë para trupit gjykues për masën e sigurisë në ditët në vijim.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Elio Hato, ndërsa janë shapllur në kërkim nga policia Ervin Mata dhe miqtë e tij, Ajaks Boshnjaku, Fabio Allushi dhe komando Meviol Bilo, që dyshohet të jetë dhe autor i vrasjes së Fabian Gaxhës.
(d.d/BalkanWeb)