‘BalkanWeb’ siguron dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Bllok ndodhur më 4 tetor të këtij, në të cilën një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Referuar dosjes hetimore, e gjithë ngjarja është shënuar brenda 60 sekondave. Për të saktësuar se kush ka qëlluar brenda në lokal Prokuroria ka kryer aktekspertime në duart e personave të implikuar në ngjarje mes tyre edhe Ervis Martinaj.
Në dosjen hetimore thuhet se ne dy aktekspertiza të kryera nga organi i akuzës ndaj Ervis Martinaj, rezulton se ai nuk ka qëlluar me armë brenda lokalit në zonën e Bllokut. Dy ditë pas ngjarjen në Bllok, e cila tronditi opinionin publik në vend, ndaj Martinajt është kryer ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes në bazë të të cilit, rezulton se: Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrët e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri.
Tri ditë pas këtij akt ekspertimi, prokuroria ka kryer një tjeter ekspertim me analizë spektrale për mbetje të qitjes nga arma e zjarrit GSR, në bazë të të cilët ka rezuluar se në duar e Ervis Martinaj nuk është evidentuar sasi baruti nga arma e zjarit. “Në tamponat standartë me të cilin është marrë model nga dora e majtë dhe e djathtë e shtetasit Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e datës 04.10.2018 ku është vrarë shtetasi Fabian Gaxha nuk u evidentua prani e mikrogrimcave karakteristike apo konsistente me përbërje të tre elementëve kimik të cilat janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga kapsolla e fishekut të armës së zjarrit” thuhet në dosjen hetimore.
(BalkanWeb)