Në mesin e shekullit XVIII në Londër dhe në qytete të tjera britanike, botoheshin rregullisht guida që e orietonin lexuesin drejt shtëpive publike dhe prostitutave të veçanta. Këto manuale, përmbanin në shumicën e rasteve atributet fizike të grave, shërbimet e ofruara prej tyre dhe vlerësimet e klientëve.

Një guidë e tillë, ‘Harris’s List of Covent Garden Ladies”, u publikua në një botim vjetor nga vitit 1757 deri më 1795. Guida të tilla në rrugë, ishin shpesh të hapura në përshkrimet e zonjave që punonin në shtëpitë publike, përfshirë identitetin e disa prej klientëve të tyre të kënaqur. Midis tyre në kohë të ndryshme ishin Duka i Jorkut (vëllai i mbretit britanik Xhorxhi III), Xhejms Bozuell dhe Mbreti Xhorxhi IV./bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb