Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg.
Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.
Ermal Yzeiraj tha se ndaj ish-ministrit duhet një masë sigurie më e lehtë.
Ilir Beqaj pretendon se shkelja e “kapur” nga SPAK nuk është atë masë sa ta mbajë atë në burg. Sipas tij, nga tenderi 500 mijë euro, u bë vetëm darka 41 mijë euro te restorant “Gzona”. Ky restorant, sipas SPAK, është pronë e ish-ministrit të Shëndetësisë.
Ilir Beqaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian kur drejtonte agjencinë SASPAC.
(BalkanWeb)