Redjan Rrahja, për të cilin gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ është i vetmi autori i dyshuar dhe i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për ‘News24’ nga Krimet e Rënda tregoi detaje nga ajo çka ndodhi sot në sallën e gjyqit. Gazetarja e kronikës pohoi se përmes avokatit të tij Besnik Çerekja, Rrahja ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me atentatin ku mbeti i plagosur prokurori, shoferi, Andi Maloku dhe miku u tij, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi) i njohur me nofkën ‘Rrumi’.


Mësohet se vet Rrahja nuk ka pranuar që të flasë në sallën e gjyqit, ndërkohë që për gjykatën arrestimi i tij ishte i ligjshëm. Mes të tjerash Lala ka arritur që të sigurojë dëshminë e të 34-vjeçarit dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa ka mohuar se ka lidhje dhe të jetë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 1 nëntor. Ndërkohë, Krimet e Rënda urdhëruan arrestimin e Redjan Rrahjas, pasi në automjetin e braktisur të autorëve të atentatit, që u gjet i braktisur në Shkafan, u gjetën një palë syze ku rezultuan edhe shenjat e gishtërinjve të tij.


Fakti që ai ka qenë një person i skeduar nga policia për veprimtari kriminale, u bë e mundur gjetja e shenjave të gishtërinjve.
Sakaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të rezultatit të ADN, pasi po analizohen dy maskat e gjetura në makinë e autorëve, që mendohet se kanë gjurmë biologjike (pështymë) si dhe një shishe me benzinë dhe 2 automatikë. Deri më tani nuk ka persona të tjerë të arrestuar për këtë ngjarje, ndërkohë që Krimet e Rënda i kanë kthyer sytë nga veriu i vendit, pasi mendohet se andej është origjina e dy autorëve të atentatit.


Deri më tani nuk ka persona të tjerë të arrestuar. Po ashtu, Gjykata për Krimet e Rënda ka urdhëruar një sërë kontrolle në banesa, si dhe ka autorizuar përgjimin e dhjetra telefonatave të personave të skeduar që mund të ketë dijeni për këtë ngjarje kriminale. Sot janë organizuar një sërë operacionesh në Lezhë, Shkodër, dhe Durrës. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se dy persona konkretisht janë të dyshuar për atentatin, por ende nuk janë ndaluar. Redjan Rrahja, që rezulton të jetë nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, rrezikon një dënim të ashpër nëse rezulton i implikuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: