TIRANE

Dy ditë më parë, Ajka festoi 6-vjetorin e lindjes. Këtë vit, ditëlindja e saj mori të tjera përmasa mediatike, e kjo për shkak se është ditëlindja e parë me prindërit e divorcuar.

Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku uruan vajzën e tyre duke u siguruar që asnjëri të mos shfaqej në urimin e tjetrit.

Këngëtarja organizoi një festë ditëlindje për të bijën, por i surprizoi të gjithë me një foto ku shfaqet nëna e Bes Kallakut.

Duket se pavarësisht divorcit, Xhensila ruan raporte të mira me familjen e ish-bashkëshortit, edhe pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për marrëdhënien me Besin.

Që kur divorci i tyre u bë publik, Besi dhe Xhensila kanë publikuar këngë e dedikime speciale për njëri-tjetrin që tregojnë se kjo ndarje nuk ka ardhur shumë paqësisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb