TIRANE

Presidenti Ilir Meta teksa ka treguar detaje nga ditëlindja e kardinalit Troshani, pohoi se në ceremoni në Firence të Italisë ishte dhe deputeti Tom Doshi.

Në emisionin ‘FAKT’ Meta tha se Doshi ka qenë i ftuar, pasi është person i afërt me kardinalin.

“Së pari jam ndier shumë mirë 24 orë në Firence për shkak të vlerësimit të jashtëzakonshëm që i është bërë Kardinalit tonë nga vetë Kardinali i Firences dhe kryetari i bashkisë, por dhe nga mesha e veçantë që ishte zgjedhur për të vlerësuar kardinalit tonë, por në mënyrë të veçantë edhe nga mesazhi i papa Françeskut për kardinalin tonë. Zoti Tom Doshi ka qenë i ftuar sepse është njeri i afërt i Kardinalit Troshani. Unë kam qenë i ftuar edhe nga Kardinali i Firences të cilin unë e kisha ftuar të vinte në Shqipëri”, -pohoi Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb