Aktori amerikan James Van Der Beek festoi 48-vjetorin duke ndarë reflektime mbi jetën dhe betejën e tij me kancerin kolorektal në fazën e tretë, me të cilin u diagnostikua vitin e kaluar.

Përmes një videoje në Instagram, aktori i “Dawson’s Creek” tregoi sesi kjo përvojë e detyroi të privohej nga shumë gjëra, nga rolet e tij si aktor, bashkëshort dhe baba.

“Duhej të përballesha me vdekjen,” u shpreh ai, duke e përshkruar vitin e kaluar si më të vështirin e jetës. Trajtimet e larguan nga familja, duke e privuar nga roli i tij si bashkëshort mbështetës dhe baba i pranishëm. Pavarësisht sfidave, Van Der Beek ndau mençurinë e fituar nga kjo përvojë, duke reflektuar mbi forcën dhe rëndësinë e lidhjeve familjare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb