Policia italiane arrestoi dy shqiptarë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata dyshohen se në dy javë kanë vjedhur 12 banesa në Milano dhe Monza. Grupi i shqiptarëve realizoi vjedhjet gjatë muajit nëntor, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 27 deri në 35 vjeç.

Policia zbuloi se autorët e dyshuar përdornin për kryerjen e vjedhjeve një automjet me motor të madh, e cila i favorizonte ata që të largoheshin me shpejtësi pasi kryenin vjedhjet.

Dy nga anëtarët e grupit u gjurmuan në provincën e Monza Brianza-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb