Anësori i kombëtares, Mario Mitaj firmos me Al-Ittihad, në Arabinë Saudite. Futbollisti kuqezi shkon në formë huazimi me të drejtë blerje në Arabinë Saudite.

Marrëveshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Ittihad u finalizua të hënën vonë.

Mitaj të luajë në një ekip me Benzema dhe Kante. Trajner i ekipit arab është francezi i njohur Loran Blank i cili ka drejtuar edhe kombëtaren e “gjelave”.

Ittihad do t’i paguajë rusëve 1.2 mln euro për tranferimin e Mitajt. Në fund të sezonit ai mund të blihet për 5 mln euro.

Por sa do të përfitojë vetë Mitaj?

Mësohet se në xhepat e futbollistit të kombëtares do të shkojnë 3 mln euro në sezon. Një pagë më shumë se e kënaqshme për 21-vjeçarin kuqezi.

Ja shifrat e lëvizjes
1.2 milionë € shifra e huazimit
5 milionë € kartoni sezonin tjetër nëse vendosin ta blejnë
3 milionë € në vit paga e Mario Mitaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb