Erseka përvec ndërprerjes së energjisë nga stuhia me erë dhe shi, dëme ka pësuar në rrugë ku inertet kanë bllokuar qarkullimin. Gazetari yne Elton Dono informon se rreth 500 dele janë mbytur në Ersekë përgjatë kullotave në pjesën e poshtme të malit të Gramozit. Delet e ngordhura janë shpërndare përgjatë rrjedhës së lumit që ka vërshuar duke dalë dhe nga shtrati. Gjithashtu uji ka marrë me vete dhe një autobus dhe e ka cuar poshtë rrjedhës, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: