Analisti Eduard Zalonshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Europa sot nuk është ajo e para disa viteve.


Zaloshnja sqaroi se Europa dikur ka qenë më e unifikuar, ndërsa sot brenda saj kan “lindur” parti politike skepticiste, nacionaliste, e madje edhe parti që janë ekstreme, deri në pikën që nuk pranojnë të ketë bisedime me disa shtete, si֛ kanë bërë me Turqinë.

Eduard Zaloshnja: Edhe në Francë ka përballje politike të ashpra. Partia e Makronit do të duhet të përballet me një sërë partish, ku mes tjerash po marrin hoc edhe partitë që janë antiemigracion. Pra, në BE vetë ka probleme. Mund të themi se edhe vende të rajonit kur kanë pritur hapje negociatash, nuk kanë qenë aq mirë.


Mbaj mend se Bullgaria dhe Rumania mbaheshin si vende që janë pranuar dhe më pas u bënë disi “pishman”. Pas Brexit dhe fuqizimit të le Pen dhe partive ekstremiste kemi fazën e dytë, ku në shtete të ndryshme europiane, e nuk po diskutohet më ngadalësi, por ndërprerje të procesit të integrimit, siç ka ndodhur me Turqinë. Thanë në një moment që me Turqinë do të ndërpresim negociatat me këtë vend.


Edhe Makron kishte tezën që ta shikojmë të rregullojmë BE që kemi, pastaj shikojmë. Mendoj se kjo tezë ka probleme, sepse ka vonesa të tepërta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb