Pep Guardiola as që e ka ndërmend të largohet nga Manchester City. Të paktën jo në një të ardhme të shpejtë. Tekniku spanjoll i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave mediatikë, duke konfirmuar dëshirën e tij për të vazhduar punën me kampionët e Anglisë.

Guardiola Bans Man City Staff From Checking Up On Title Rivals Liverpool On Final Day
Guardiola Bans Man City Staff From Checking Up On Title Rivals Liverpool On Final Day

“Te Manchester City kam gjetur gjithçka që do të donte çdo trajner për të punuar. Nuk ka të bëjë me fitimin e titujve. Kam rinovuar kontratën, pasi kam një skuadër të re dhe kam çdo gjë për të bërë punën time sa më mirë, Nuk do të kthehesha në Spanjë, as në Gjermani. Në asnjë vend tjetër nuk do të kisha strukturat dhe mjetet që kamë tani në dispozicion për të garuar në një kampionat si Premier League. Ky është kampionati më i vështirë dhe më tërheqës”, është shprehur Guardiola në një intervistë për sitin katalunjas “ara.cat”.

Download
Download

Juventus ishte klubi që kërkoi me ngulm ish-trajnerin e Barcelonës, ndërsa pas përgjigjes negative, tekniku “ndërhyn” rëndë edhe ndaj projektit të Superligës Europiane, që ka ideator dhe mbështetës kryesor presidentin e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli. “Bukuria e Champions konsiston edhe në faktin që skuadrat nuk përballen çdo javë. Personalisht jam kundër dhe mendoj se do të vriste Ligat kombëtare. Askush nuk do të shohë një ndeshje mes dy skuadrave që nuk kanë asnjë mundësi të luajnë në Europë”, ka thënë trajneri i Manchester City.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb