ITALI- Momente paniku dhe tensioni janë regjistruar gjatë kohës kur një pjesë e urës së Morandit u shemb, ndërsa ata që i mbijetuan tragjedisë, u ‘strehuan’ afër një tuneli. Mes videove që kanë publikuar mediat italiane, ku në fokus është ngjarja e rëndë që goditi sot Genovan, është edhe ajo ku shfaqet një grup i madh njerëzish që i shpëtuan tragjedisë, si dhe një polic rrugor që mban fjalimin emocionues që vendos rregull.

Në videon që ka publikuar ‘Republica’ dëgjohet se si polici ulëret dhe mundohet që të vendos rregull, në mënyrë të tillë që të parandalojë një tjetër tragjedi mes të mbijetuarve. Teksa ata kërkojnë që të marrin makinat, ai nuk i lejon që ta bëjnë këtë gjë vet, ndërsa i urdhëron që të shtyhen pas.

“Më falni, më falni. Mbani qetësi. Duhet të kuptoni. Problemi i makinave është pa rëndësi. Nëse dikush shkon dhe merr makinën, mund të bjerë asfalti dhe ky pastaj është faji ynë. Kështu që me qetësi, do i marrim makinat me radhë, ndaj na jepni çelësat. Ju tani duhet të shtyheni, të bëni pas”, ulëret me të madhe polici, duke arritur kështu të bindë qytetarët të bëjnë hapa pas.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: