TIRANE- Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e paradites “Kush vjen për drekë”, së bashku me aktorin Gentian Hazizi. Ajo çka bëri pështypje ishte mënyra sesi ish-zëvendësministrja e Arsimit hyri në studio.

Së bashku me prezantuesen e emisionit Ajolën dhe Gentin, ata kërcyen në studio vallen tradicionale të Tropojës.

Vallen e kryesoi zonja Malaj dhe nga ana e saj nuk munguan as batutat: “Vallen e marrin politikanët në fillim, pastaj vazhdon populli”. Dhe ndërkohë kur vallja u kthye në prapakthim, Nora shtoi me humor për Gentin: “Tani e merr ti, kjo është politika, t’i japësh shans secilit, një shans për të gjithë’., duke kujtuar kështu edhe sloganin e partisë së saj gjatë fushatës.

Mes dialogut dhe shumë të qeshurave ata gatuan pjatat e tyre të preferuara. Nora gatoi makarona me kima, një pjatë të lehtë siç e cilësoi ajo, pjatë që gatuhet shumë lehtë dhe shpejt, ndërsa përcolli edhe këshilla të vlefshme. Ajo tha se kripa nuk duhet konsumuar me tepri, ndërsa këshilloi nënat që mos anashkalojnë frutat në çdo vakt, pasi janë me shumë vlera për shëndetin e fëmijëve, por edhe të rriturve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb