Mediat në Francë i kanë kushtuar hapësirë të gjerë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe “gjelave” të Didie Dëshamp, mbi të gjitha sepse suksesi i trikolorëve u siguroi vendin e parë në grup.

“Le Parisien”, gazeta prestigjioze franceze, në rubrikën e saj të ditës së sotme, “çfarë na pëlqeu dhe çfarë nuk na pëlqeu nga Shqipëri-Francë”, rendit si pozitive domosdoshmërinë e Grizmanit në skuadër dhe saktësinë e Lengle në mbrojtje.

Sa u takon gjërave që nuk u kanë pëlqyer, përveç lojës së Ben Jeder, renditet dhe vërshëllimi i “Marsejezës” në fillim të takimit nga ana e tifozërisë kuqezi që kishte mbushur shkallët e “Air Albania Stadium”.

“Mbase dikush do thoshte se ishte ajo që meritonim pas asaj që katranosëm në ndeshjen e parë në “Stade de France” ku në vend të himnit të Shqipërisë vumë atë të Andorrës. Vërshëllimat që u erdhën nga tribunat e stadiumit flakë të ri “Air Albania Stadium”, e prishën disi momentin e përurimit, ndonëse lojtarët shqiptarë nisën të duartrokisnin për të ndalur vërshëllimat, por pa sukses”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb