Mbi dhjetë mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar si përforcime nga Kim Jong-un në frontin ruso-ukrainas, krah trupave ushtarake të Vladimir Putin, për të nënshtruar Kievin.

Por ushtarët koreano-veriorë, duke u larguar për herë të parë nga vendi i tyre ku përdorimi i internetit është shumë i kufizuar, po zbulojnë me kolegët e tyre rusë, botën e Web-it, me të mirat dhe të këqijat e tij. Dhe kjo duket se mund t’i shpërqëndrojë në front.

“Alarmi” është ngritur nga Financial Times.

“Një burim i besueshëm thotë se ushtarët e Koresë së Veriut që janë dislokuar në Rusi nuk kanë pasur kurrë më parë akses të pakufizuar në internet. Si rezultat, ata po shikojnë pornografi”, shkroi fillimisht gazetari Gideon Rachman.

Nga 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut që mbërritën nga Pheniani dhe u shpërndanë midis bazave të ndryshme ruse për stërvitje në funksion të përdorimit të drejtpërdrejtë në luftë, 7 mijë ishin tashmë në kufijtë ukrainas dhe, dy ditë pas mbërritjes së tyre në front.

Sipas planeve të Putinit, ushtarët e Koresë së Veriut do të lejojnë Rusinë të nisë një kundërofensivë në Kursk të humbur në gusht, për të rimarrë territorin e saj, pa zbuluar zona të tjera të ndjeshme të frontit, duke filluar nga Donetsk.

Ndërkohë, autoritetet amerikane janë të angazhuara në “konsultime” me aleatët dhe partnerët për “përgjigjen ndaj vendosjes së ushtarëve të Koresë së Veriut” në Rusi, siç tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller gjatë një konference për shtyp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb