Kryetari i Lëvizjes Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se ata që kanë ves vjedhjen deri në pikën ekstreme, në mënyrë figurative, duhet të shkojnë në gijotinë. Llapaj tha se është fundi i logjikës njerëzore, që t’i marrësh paratë atij që shet lopën, vetëm që të mos vdesë.

Adriatik Llapaj: Po tregoj një histori. Perandori merr vesh se në Perandori kishte korrupsion madhor. Thërret ministrin e Drejtësisë dhe i thotë që raportet tregojnë se ka shumë korrupsion në Perandori. Ministri i thotë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë të kënaqur me pagat. Perandori thotë që pagat të rriten dyfish, madje trefish, që njerëzit në sistemin e drejtësisë të jetojnë denjësisht. Pas 6 muajsh, kur rrogat ishin 3-fishuar, ministri raporton se korrupsioni është ulur ndjeshëm dhe se 80 përqind e njerëzve në sistemin e drejtësisë punonin ndershëm, vinin drejtësi. Atëherë, perandori tha: “80 përqind janë të kënaqur me pagën, sepse paga është e kënaqshme për një jetë të dinjitetshme, këta persona janë të ndershëm. Ata 20 përqind nuk janë të ndershëm. Ata thyeji në mes, e kanë ves.

Në këtë këndvështrim, kush kush profesionist a mjek në këtë rast  e ka ves grabitjen, në gijotinë zotëri, thyeji në mes. Çaju kafkën. Më fal për shprehjen. Çfarë kuptimi ka, për këta mjekë, që t’i marrësh fakirit që shet lopën lekët, që ai mos të vdesë. Figurative e kisha këtë që thashë, mos të trembet njeri se nuk çajmë kafka.

Kujtojmë se gjykata dha 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “deyrim paraqitje” për disa mjekë te Onkologjiku, pasi orientonin pacientët në spitale private.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: