Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e policisë  këtë të enjte.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Kryeqytetit, M.S., 40-vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe nënës së tij.

Sipas policisë dyshohet se 40-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

 

Njoftimi i policisë:

– M. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe djalit të tij;

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb