Këngëtari Muharrem Ahmeti, ndodhet në spital në gjendje të vështirë shëndetësore, pasi sipas mediave, ka pësuar atak në zemër. Lajmin e ka konfirmuar edhe violinisti i tij Kristian Xhaferaj, i cili përmes një postimi në Facebook, njoftoi njerezit qe ishin te interesuar pas lajmit qe qarkulloi ne media me heret (te pavertete, se kengetari kishte nderruar jete), dhe ka shkruar se Ahmeti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Pershendetje te gjithve Shok koleg te vllait ton Muharrem ahmeti esht e pamundur ti pergjigjem cdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vertete ka kaluar nje gjendje te rend Shendetsore por esht GJaLL i lutem te gjithve Atyre shok qe postojn gjera jo te verteta ti fshin Sepse nuk jan te verteta. Vllai jon ka nevoj per lutjet tona qe gjendja e tij te behet me mir Me respekt Kristi.”, shkroi Xhaferaj.

Mirëpo, këngëtari mesa duket kishte ditë që nuk ishte ndier mire. Po te shohesh profilin e tij ne rrjetet sociale, ve re se ai kishte kohë që nuk ishte aktiv.

Ndersa me 16 shtator, ne Instagram ai kishte publikuar nje thenie qe flet për disa sprova dhe fatkeqësi, të cilat po kalonte. Deri më tani nuk janë dhënë informacione të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb