SHBA

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kohët e fundit janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Çifti i njohur u rikthyen bashkë me njëri-tjetrin pas një ndarjeje të gjatë duke e kurorëzuar kësaj herë me martesë. Por siç duket marrëdhënia e tyre sërish ka hasur probleme dhe po përfliten për një divorc të mundshëm.

Britanikja DailyMail ka zbuluar detaje nga marrëdhënia në krizë e çiftit të njohur. Miq të Affleck kanë folur duke treguar se ai është në rrezik për t’iu kthyer sërish “vesit” të alkoolit.

Ata kanë treguar se kohët e fundit miku i tyre është ndjerë shumë i stresuar duke bërë kështu që ta shohin shpesh-herë duke pirë. Disa prej tyre thanë edhe se e kanë parë në gjendje të rëndë nga pija, dhe dyshojnë se mund të vijë si pasojë e krisjes së marrëdhënies së tij me JLO.

Uiuo
Uiuo

Lopez dhe Affleck po përfliten sërish për një divorc të mundshëm për shkaqe ende të paditura. Aludime të shumta për divorcin e tyre kanë trazuar mendimet e fansave, një prej tyre është që divorci mund të jetë një stisje për të zhvendosur vëmendjen e audiencës nga “rënia” e karrierës së këngëtares Lopez.

Të tjerë thonë që çifti nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për shkak se Lopez është shumë e njohur dhe dëshiron të ndajë jetën e saj me të gjithë ndërsa Affleck është më privat. Edhe pse ai e respekton privatë2sinë e gruas së tij sërish nuk e pëlqen faktin që të ndajë çdo gjë me ndjekësit.

Kujtojmë që disa vite më parë në vitin 2018 ka pasur probleme serioze me alkoolin dhe ka qenë bashkëshortja e tij e atëhershme Jennifer Garner, që ka ndihmuar ta kalojë duke e çuar dhe në qendrat e rehabilitimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb