Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ka komentuar gjykimin ndaj tij për pabarazi në tendera dhe falsifikim dokumentesh, i ftuar në Programin e Drekës në News 24.

Ai theksoi se nuk ka asnjë shqetësim për çështjen dhe se ajo është verifikuar nga të gjitha institucionet shtetërore. Ndreca theksoi se do të ballafaqohet me drejtësinë dhe se vlerësimi për të do të jepet nga qytetarët më 11 maj.

Ai gjithashtu foli për reformën në drejtësi, duke thënë se ka qenë e domosdoshme, edhe pse ka ende nevojë për përmirësime, dhe se drejtësia është e pavarur nga politika.

Plarent Ndreca: Është proces. Unë dua të ballafaqohem. Nuk kam shqetësim për çështjen, është verifikuar nga çdo institucion shtetëror. Drejtësia nuk është Prokuroria, drejtësia është gjykata. Do të shikojmë sesi do shkojë çështja. Nuk kam kallëzim nga askush. Njerëzit më njohin dhe vlerësimin për mua do ta japin më 11 maj. Reforma në drejtësi ka qenë e domosdoshme për t’u ndërmarrë. Është ndër reformat më të rëndësishme që është ndërmarrë, por nuk është perfekt. Është strukturë që ka nevojë për kolaudimin e vet, por është larg politikës dhe e pavarur nga politika. S’ka pushtet perfekt, ka nevojë për përmirësim dhe besoj se do të ndodhë që të përmirësohet totalisht në të ardhmen. Rama nuk e kontrollon drejtësinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb