Anglia arriti sot falë fitores 2-0 kundër Suedisë të kualifikohej për herë të parë pas 28 vitesh në një gjysmëfinale të Botërorit. Pavarësisht këtij fakti si dhe golit të realizuar prej tij, Dele Alli në përfundim të ndeshjes ka deklaruar se nuk është plotësisht i kënaqur me lojën e zhvilluar.

“Kemi punuar shumë bashkë dhe ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për mua dhe të gjithë ne”, ka thënë Alli për BBC.

“Personalisht, nuk mendoj se kam luajtur shumë mirë, por kemi bërë një paraqitje pozitive si ekip. E kontrolluam ndeshjen nga fillimi deri në fund. Suedia është një ekip shumë i vështirë për t’u çarë në mbrojtje, kështu që ishte një gjë e bukur që shënuar dy gola”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb