Skena horrori janë parë nga udhëtarët  e trenit në linjën hekurudhore në Komotini, ku disa trupa janë gjetur të prerë dhe copëtuar. Mendohet se ata janë vrarë gjatë së hënës dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet të jenë emigrantë, shkruan gazeta “Patratora”

Sipas policisë, personat janë shtypur nga treni i linjës Selanikut-Aleksandropolis.

Deri më tani, ende nuk dihet numri i viktimave.

Trupat u zbuluan nga udhëtarët e trenit mëngjesin e djeshëm në zonën e Filaka Rodopi. Hetimi paraprak po bëhet nga Departamenti i Trafikut të Komotinit.

 

Patra

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: