Greqia ka futur një javë pune gjashtë-ditore për industri të caktuara në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.

Legjislacioni i ri, i cili hyri në fuqi në fillim të korrikut, u lejon punonjësve të punojnë deri në 48 orë në javë për dallim sa ishte 40 më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai zbatohet vetëm për bizneset që operojnë në baza 24-orëshe dhe është opsionale për punëtorët, të cilët paguhen 40 për qind shtesë për punën jashtë orarit që bëjnë.

Megjithatë, masa e qeverisë greke është në kundërshtim me kulturën e vendit të punës gjetkë në Evropë dhe SHBA, ku modelet e punës katër-ditore po bëhen më të zakonshme.

Firmat që miratojnë këto politika zakonisht argumentojnë se duke punuar më pak orë në të vërtetë rrit produktivitetin dhe mirëqenien e stafit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: