Zvicra është në grupin B, së bashku me Kosovën, Suedinë dhe Slloveninë, në kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri i zviceranëve, Murat Yakin tha pas shortit se grupi është mjaft i fortë dhe se do të respektojë të gjithë rivalët.
“Është grup i fortë, një sfidë e madhe për ne. Do të luftojmë dhe do të mundohemi ta luajmë lojën tonë në mënyrë që ne ta kemi rolin e favoritit. Kemi ekip të fortë dhe po shikojmë para për këto ndeshje.Ka ende shumë për të kompensuar. Ne u eliminuam nga Kupa e Botës 2018 në Rusi kundër Suedisë dhe nuk kemi fituar në tre ndeshje kundër Kosovës”, ka thënë Yakin.
(J.S/BalkanWeb)