Në emregjencë të plotë pas dëmtimeve të shumta dhe praktikisht vetëm me Antoine Griezmann të gatshëm në repartin ofensiv, Barcelona është kthyer sërish në merkato. Një lëvizje e deytuar për klubin blaugrana, që në pritje për të zhbllokuar operacionin e gjatë, të lodhshëm dhe në të njëjtën kohë aspak të sigurtë, kërkon një tjetër alternativë për ta vendosur në dispozicion të Ernesto Valverde. Në listën e kampionëve spanjollë janë disa emra, mes tyre Mario Mandzukic.

883ce3420677cd9c9221b3826e123f4a
883ce3420677cd9c9221b3826e123f4a

Futbollisti kroat i Juventusit është profili që pretendon Barcelona, ka eksperiencë dhe nuk kërkon shpenzime të mëdha. Kështu, sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, klubi “blaugrana” ka marrë informacion për Mandzukic. Barcelona preferon një formulë huazimi, por Juventus mendon të shesë përfundimisht kartonin e lojtarit për 10 milion euro. Kjo shifër nuk përbën një problem për katalunjasit dhe për këtë arsye akordi është mëse i mundshëm.

Tottenham Hotspur V Liverpool Uefa Champions League Final
Tottenham Hotspur V Liverpool Uefa Champions League Final

Një tjetër alternativë në këtë moment të vështirë është edhe Fernando Llorente. Sulmuesi spanjoll është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Tottenham dhe nuk do ta kishte problem këtë sistemim të përkohshëm deri në rikuperimin e plotë të futbollistëve titullarë të dëmtuar si Messi, Dembele dhe Suarez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb