Selia e Deutsche Bank në Frankfurt është bastisur nga prokurorët në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Prokuroria publike gjermane pretendon se dy anëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët që të pastrojnë paratë nga aktivitetet kriminale.

Mëngjesin e sotëm,(29 nëntor) makina të shumta të policisë u panë jashtë godinës ku ndodhe selia e bankës më të madhe në Gjermani, shkruan BBC.

Ndërkohë, zyra të tjera të Deutsche Bank u kontrolluan gjatë një operacioni ku u përfshinë rreth 170 efektivë policie dhe zyrtarë.

Prokurorët po hetojnë nëse stafi i bankës Deutsche ndihmoi klientët që të hapnin llogari off-shore për “transferimin e parave të ardhura nga aktivitetet kriminale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: