Deputetja e PS dhe njëherazi kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka ka lënë ambientet e SPAK pas rreth 4 orësh.
Bushka është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për veprime për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Bushka nuk ka dhënë shpjegime për mediat teksa linte Prokurorinë e Posaçme.
Deputetja socialiste akuzohet se ka orientuar dëshmitarët se çfarë të deklarojnë kur të paraqiten para hetuesve. Dëshmitarja që ka implikuar Klotilda Bushkën ka qenë ish-drejtorja ekzekutive e BYL-a, Ina Goxhaj.
(BalkanWeb)