Erik Ten Hag mbetet në dyshim të fortë, e ardhmja e tij në krye të United është e paqartë, por tekniku holandez vijon të shpreh dëshirat në lidhje me merkaton.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Ten Hag i ka kërkuar drejtuesve të United të sigurojnë shërbimet e De Jong.

Mesfushori, pjesë e Barcelonës, sapo është rikthyer në fushë pas një dëmtimi të gjatë, por Ten Hag beson shumë tek ish lojtari i tij pasi të dy kanë punuar për disa vite tek Ajax.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb