Në ditën kur Barcelona përqafon një nga talentet e shumë të Ajax, Frenkie De Jong, në skenë del dhe një herë emri i De Ligt. Të gjithë flasin për një marrëveshje të mbyllur ndërmjet Juventusit dhe Ajax por “Marca” del kudra rrymës duke sjellë një tjetër version: Afrimi i De Ligt ndërlikohet ndjeshëm për Juven, Barcelona qëndron në dritare. Problemi sipas të përditshmes spanjolle ka të bëjë me ofertën e parë zyrtare që “Zonja e Vjetër” ka paraqitur në tryezën e drejtuesve të Ajax:

Marca De Ligt
Marca De Ligt

65 milion euro kesh plus 10 të tjera në formë bonusesh. Kjo ofertë është refuzuar nga “shigjetarët”, fundja Barcelona ofron më shumë. Juventus kapet fort pas dëshirës së lojtarit por dhe marrëdhënies shumë të mirë me agjentin e tij, Mino Raiola por Ajax e mendon ndryshe. Për sa kohë De Ligt e ka vendosur se do të largohet pse të mos përfitojnë maksimumin nga kartoni i tij.

De Jong
De Jong

Drejtuesit e klubi blaugrana dëshirojnë të mbajnë të bashkuar dyshen De Ligt-De Jong, për këtë arsye i kanë ofruar Ajax 75 milion euro kesh, praktikisht aq sa është dhe klauzola e largimit. Vëmendja ndaj De Ligt është spostuar disi pasi drejtuesit e Barçës janë të fokusuar për të mbyllur marrëveshjen me PSG për Neymar por nuk kanë hequr kurrë dorë nga ideja për të transferuar kapitenin e Ajax në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb