Në Itali besojnë se Ismajli mund t’i bashkohet Napolit në sezonin e ri. Vetë lojtari, kur u pyet pak kohë më parë mbi këtë hipotezë, ngriti supet duke lënë të kuptojë se nuk ishte në dijeni, pavarësisht se ndërmjetësi i tij, Serxhio Mezi theksonte se palët jo vetëm që kanë vendosur kontakte për janë në një fazë të avancuar.

Pas këtyre zërave, mediat italiane i janë rikthyer edhe një herë kësaj piste: Napoli interesohet për Ardian Ismajlin, një lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit. Pavarësisht dëmtimeve, Ismajli zhvilloi një sezon si protagonist me Empolin, nga lojtarët më të mirë, për më tepër qendërmbrojtësi kuqezi ka një kosto të ulët. Ismajli do të formonte një dyshe shqiptarësh në qendër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin.

Sigurisht, për merkaton dhe për emra konkret, do të flitet më qartë pasi Napoli të vendos se kush do të jetë trajneri në sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: