Massimiliano Allegri është gati të kthehet në pankinë. Ish-trajneri i Juventusit duhet të prishë pushimet më shpejt nga sa e kishte parashikuar, pasi në Premier League e pret Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë gati të shkarkojnë nga detyra Ole Gunnar Solskjaer, me teknikun norvegjez që luan shansin e tij të fundit në sfidën e rëndësishme të së dielës kundër Liverpool.


Sport Preview Allegri Solskjaer
Sport Preview Allegri Solskjaer

Një humbje do të zyrtarizonte largimin e tij, për t’i lënë vendin Allegri. Në rast fitoreje për Manchester United, transferimi i italianit në Premier League vetëm sa do të shtyhej në kohë. Kjo sipas mediave angleze por edhe atyre përtej Adriatikut, që flasin për një marrëveshje paraprake mes teknikut dhe “Djajve të Kuq”. Madje bëhen publike edhe disa detaje të kontratës, që Allegri duhet të firmosë me klubin anglez.


Allegri 16 9 1571238226
Allegri 16 9 1571238226

Duke qëndruar në zërat mediatikë, Manchester United i ka ofruar trajnerit italian një kontratë3-vjeçare me afërsisht 12 milion euro në sezon. Pikërisht këto shifra kanë bërë që United të mundë rivalitetin e Tottenham. Edhe klubi anglez kishte kontaktuar me Massimiliano Allegri për t’i ofruar vendin e Maurizio Pochettino, edhe ky në rrezik shkarkimi. Po ashtu, për ish-teknikun e Juventusit interesohet edhe Paris SG.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb