Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim: Adrian Ismajli është objektivi kryesor i Juves për merkaton e janarit. Mes emrave të shumtë, qendërmbrojtësi kuqezi po fiton gjithnjë e më shumë kuota, pasi ofron garanci, gjithashtu është dhe opsioni me më pak kosto.

Juve po studion tregun këtë periudhë për të gjetur një zëvendësues për Bremer, me brazilian që ka mbyllur sezonin.

Mediat italiane kanë zbuluar se “Zonja e Vjetër” e kërkon Ismajlin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Mbetet për t’u parë nëse Empoli do të pranojë këtë ofertë nga ana e Juves.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: