TIRANË- Nga data 1 janar 2015, Shqipëria do të përdorë një model të ri të çertifikatave të origjinës për prodhimet shqiptare që eksportohen në tregjet e huaja.

Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, modeli ri përmban më shumë elementë sigurie, për prodhimet “Made in Albania”. Ky hap nga ana e autoriteteve shqiptare u ndërmor menjëherë pas embargos që Rusia vuri për eksportet bujqësore shqiptare.

Edhe pse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Rusisë janë në nivele të papërfillshme, pas embargos që Kremlini vendosi ndaj vendeve të BE-së, eksportet bujqësore janë rritur me ritme të shpejta. Bllokimi në fillim të këtij muaji, dëmtoi jo pak eksportuesit e këtyre produkteve, pasi veçanërisht në dy muajt e fundit, Rusia ishte shndërruar në një nga destinacionet kryesore të frutave dhe perimeve që Shqipëria shet jashtë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: