JAPONI

Zbret për të 38 vit radhazi numri i lindjeve në Japoni, niveli më i ulët që kur kanë filluar të mbahen statistikat, në 1950.

Sipas statistikave të fundit qeveritare, në vitin 2018 numri i personave nën 15 vjeç ka arritur në 15,2 milion, një ulje me 180 mijë në krahasim me vitin paraardhës.

Të dhënat janë publikuar në prag të festivalit kombëtar të rinisë, që do të jetë në 6 maj. Shkalla e lindjeve në Japoni mbetet historikisht e ulur edhe për shkak të mungesës së mbështetjes dhe të politikave stimuluese nga ana e qeverisë, për nënat e reja dhe familjet me prindër të rinj, të cilët duhet të punojnë me orare të zgjatura për të paguar shkollimin e shtrenjtë të fëmijëve.

Aktualisht përqindja e fëmijëve në Japoni është 12,1% e popullsisë, e ndjekur nga Koreja e Jugut, me 12,9%, ndërsa në Italia dhe Gjermani përqindja e të rinjve është me 13,4% e popullsisë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb